Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu janë përpasur sot në lidhje me mesazhet e publikuara nga Presidenti Meta, ku flitej për pazare mbi gjyqtarët e Kushtetueses, te cilat i ‘caktonte’ Rama.
Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati e Haxhiu kanë replikuar në lidhje me emërimet e gjyqtarëve në Kushtetuese dhe rolin e ndërkombëtarëve.
Bushati tha se në Shqipëri po mbrohet çdo krim, por për Haxhiun janë disa procedura që duhet respektuar dhe nuk mund të bëhet anarki.
REPLIKAT
Bushati: Mos mbrohet çdo krim. Sapo gënjeve për të mbrojtur një krim. Nuk mund ta relativizosh krimin. Ta kanë shkruar gabim.
Haxhiu: Nuk flas se çfarë më shkruajnë. Nuk ma imponon askush se çfarë duhet të them.
Bushati: Mos mbroni çdo krim se po krijoni një person që do vijë të na përdhunojë në shtëpi.
Haxhiu: Po qe ashtu e shkrijmë dhe parlamentin dhe krijojmë mbretëri. Janë disa procedura që duhet të zbatohen.
Bushati: Shikoji mesazhet, me mbështetje nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët u futën në pazare.
Më herët Meta ka publikuar disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar nga një diplomat në Tiranë, ku flitej kundër tij me ambasadorëve.