Perdhunimi i 15 vjeçares, Rama mbron Shahinin dhe akuzon: Po ridhunoni të miturën

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama mbrojti punën e ministres së Arsimit dhe inkurajoi të vijojë më tej me  identifikimin dhe të çojë para përgjegjësisë abuzuesit seksualë të nxënësve në shkolla. Duke u ndalur tek historia tronditëse e përdhunimit të vajzës,  Rama shprehu kritika ndaj medias dhe opozitës se po e përdor për interesat e veta. 

“Kush e përdor mikrofonin në çfarëdo niveli e kategorie për ta kthyer ofendimin në kulturë komunikimi për të përdorur shpifjen, shantazhin pa pikë turpi është më keq sesa përdhunuesi atje. Përdhunuesi është një monstër që nuk e ka pasur në jetë të ketë shansin, karrierën dhe mundësitë financiare.  Po u japim mesazhin viktimave mos flisni se mjerë ai, por shikoni ca janë këta hiena, mostra e çakej që do ju marrin nëpër gojë e do ju bëjnë leckë. 

E kanë kthyer viktimën në një shkop për të dhunuar të tjerët, jeni ridhunues, e keni ridhunuar. Ata që kanë ngritur dorën kundër Besës ju them qofshi burra e qofshi gra ju jeni më keq se ai përdhunuesi.. Nëse ai dhunon si mostër një të mitur ju kultivoni dhunën në të gjithë”

Dëgjova dënimin me vdekje. Dëgjova dhe nipin e Valterit të madh .. nuk është punë kodi kjo. Ato nuk vijnë se nuk ka dënime por se ne i kultivojmë vetë. Ato vijnë ngaqë në këtë shtëpi të prishur në këtë sallë dhe në shtëpinë e prishur të politikës shqiptare jepet shembulli do tia dalësh në jetë shaj, ofendo.. bëj gjithçka që prindërit e tu të kanë thënë mos e bëj se është turp.

Kjo është një shfaqje protagonizmi dhe delirantizmi që i kalon të gjitha caqet. MAS të vijojë bëjë atë që ka bërë të identifikojë, të çojë para përgjegjësisë të ruajë anonimitetin dhe atyre që në media publikojnë video të kësaj natyre u them vetëm kaq Zoti mos e qoftë kurrë tek fëmija tuaj se atëherë do ta kuptoni çdo të thotë të nxjerrësh fëmijën e dikujt tjetër e ta bësh horr ndërkohë që është vertëm një viktimë” 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu