Pas Velipojës, aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje u zhvendos në plazhin e Dhërmiut.
Gjatë inspektimeve të IKMT u konstatuan 11 ndërtime pa leje në brezin e rërës të cilat më pas u shembën.
Edhe ndaj pronarëve të këtyre objekteve janë marrë masa administrative për ndërtime në kundërshtim me ligjin.
IKMT njofton se puna për evidentimin e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare do të vijojë edhe më tej.