Para kësaj recete bukurie, Almeda Abazi nuk vë asnjë trajtim tjetër. Mësoni sekretin

0
Gjigandi

Nuk është hera e parë që Almeda Abazi e ndan me të gjithë recetën e saj të bukurisë. E praktikon që prej moshës 16-vjeçare dhe nuk vë asnjë trajtim tjetër para kësaj maske bukurie, e cila ka në bazë kafen turke.

Edhe pse gjatë kohës së karantinës ka qenë tërësisht e përkushtuar pas të birit 1-vjeçar, Efehan, Almeda nuk ka harruar edhe të merret me veten. Me maskën e saj magjike.

Modelja dhe aktorja ishte pasditen e sotme e ftuar në “Rudina” për të ndarë me publikun shqiptar si e ka kaluar këtë periudhë të gjatë në karantinë, por ka shpjeguar edhe një herë për të gjithë ndjekësit e saj recetën e bukurisë me kafe turke.

Siç e ka ndarë edhe në videon e saj, maska ka përbërës shumë të thjeshtë: kafe turke, mjaltë, kos, të verdhë veze dhe pak kanellë për fytyrat e thata…

“Është një maskë që unë e kam përdorur që 16 vjeçe. Ka shumë vite që e bëj dhe jam shumë e lumtur me të, të them të drejtën. Më pëlqen shumë. Nuk vë para asaj maske asnjë trajtim. Ka një efekt pastrues. Unë e kam fytyrën shumë të thatë, me thënë të drejtën, dhe gjithë kohën duhet ta hidratoj. Unë nuk e di, në fakt, nëse kjo maskë është e mirë për të gjithë, por për lëkurën time është shumë e mirë…

RonaTyra

Ka mjaltë, kos, e verdha e vezës, të bardhën e vezës e ruajmë për në fund, kafe dhe vaj ulliri. Shumë pak kanellë, ndërsa kur është lëkura shumë e ndjeshme, mos e përdorni” – porosit Almeda.

Veç kësaj maske, asgjë tjetër nuk përdor bukuroshja e njohur shqiptare: “Të betohem nuk bëj gjë tjetër fare, vetëm këtë maskën dhe kremrat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu