Pëplasen dy makina në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital 27-vjeçari

0
Gjigandi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Aksidenti, sipas informacioneve zyrtare ndodhi rreth orës 22:15, në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku është përplasur mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu