Situata e krijuar nga pandemia solli një numër të madh të larguarish nga puna në 2 muajt e fundit. Inspektoriatit të Punës i janë dërguar një sërë ankesash jo vetëm nga të punësuarit por edhe nga punëdhënësit.
Në dy muajt mars-prill janë regjistruar 664 ankesa në drejt këtij intitucioni.
Nuk bëhet fjalë vetëm për largime nga puna por për çfarë do lloj cënimi të marrëdhënies midis punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Në vitin 2019 janë regjistruar 834 ankesa ndërsa vetëm për 3 muajt e pandemisë janë rreth 700 të tilla. Duket se situata me papunësinë në vend dhe ndikimi që ka patur pandemia e Covid-19 ka qenë e lartë.
Sektori më problematik ku janë regjistruar edhe largime kolektive nga puna janë fasoneritë dhe call centerat, ndërmarrjet të cilat kanë një numër të lartë të punësuarish.
Në fund të muajit mars dhe deri në fund të prillit, kanë qenë punëdhënësit që i janë drejtuar Inspektoriatit të Punës ku ka patur kryesisht denoncime për largime nga puna. Së fundmi janë pikërisht problemet e punëmarrësve për të marrë paketet financiare të miratuara nga qeveria.