Debatet në familjen Kardashian duket se nuk kanë mbaruar akoma. Pas largimit nga seriali i famshëm ‘Keeping Up With The Kardashians’ duket Kourtney ka vendosur të vazhdojë konfliktet me familjen e saj.
Gjatë një inserti të publikuar në kanalin e ‘Youtube’, Kourtney shfaqet duke debatuar me Kim për shkak të karameleve në festën e ditëlindjes së dy vajzave të tyre, North West dhe Penelope Disick.
40-vjeçarja ka insistuar se dëshiron karamele të shëndetshme për vogëlushet dhe se është kundër sheqernave të tepruara apo gjerave plastike. Ky detaj ka bërë që dy motrat të vazhdojnë të diskutojnë, teksa Kim i është drejtuar se pse ajo mbante syze që kishin material plastik dhe ishte ulur në një makinë me po të njëjtat detaje.
Siç duket Kim dhe Kourtney nuk kanë mundur ta qetësojnë marrëdhënien e tyre, ndonëse kjo e fundit vendosi të largohet nga seriali i familjes.