Me një postim të vetëm, Luana tregon se çfarë i pret të gjithë këtë të shtunë

0
Gjigandi

Luana Vjollca ka treguar se këtë sezon ‘Shiko Kush Luan’ ka rezultuar të jetë tepër i suksesshëm.

Duke bërë bashkë çdo javë personazhet më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar, me deklarata të ndryshme, programi ka bërë që të numërojë dhe një sërë klikimesh edhe në kanalin e ‘Youtube’.

Së fundmi Luana ka ndarë një video nga puntata e kaluar e programit, duke shtuar se sapo ka regjistruar një nga emisionet e preferuara të saj.

“Sapo mbarova xhirimet e një prej emisioneve më të bukura që kam bërë. Në pamundësi për t’jua treguar sonte, po ndaj me ju pjesëza nga një tjetër super emision që tashmë ka arritur 800 mijë klikime në ‘Youtube’. Shihemi të shtunën në orën 21:00”, ka shkruar Vjollca krah videos së fundit në ‘Instagram’.

Me siguri pas këtij momenti kureshtja e ndjekësve të ‘Shiko Kush Luan’, duhet të jetë shtuar edhe më shumë për spektaklin e kësaj të shtune.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu