Po si keshtu, nga me vinte ajo terheqje, nga me vinin ato kumte prej teje, Moikom Zeqo?!..
Vetem pak dite ma pare rigjeta ne sirtare letren tende entuziaste, shkruar 36 vjet me pare, ate qe ma dergoje nga Vlora, kur u botua tregimi “Eklips”. E c’ishte ky permallim, c’ishte kjo nostalgji?!..
Po si keshtu, Moikom, parmbreme m’u shfaqe ne enderr, kishe nje doreshkrim ne dore dhe erdhe drejt e ne shtepine time. Sa e fresket ishte boja e shkrimit! Pastaj cfare, do te ma dhuroje pastaj, do te ma lexoje me ze dhe do te bisedonim se bashku?! E po te them pra, nuk isha as krejt ne gjume, as krejt esell, isha ne ate trascendencen misterioze, kur dy kolege mund te komunikojne shpirterisht me njeri-tjetrin ne cfardo distance.
Ti po nesesh tashme… Por i shkurte do te jete eklipsi yt, kalimi nga bota e ketejme ne te pertejmen. Dhe menjehere do te behet drite. Drite prej poetit, prozatorit, eseistit, studiuesit, piktorit, perkthyesit, shqiptarit te flakte te historise dhe arkeologjise, madje deri edhe kerkimeve me zhytje nenujore.
Moikom Zeqo, te shoh si nje Atlas ne llojin e vet. Natyrishit, ti nuk mbaje qiellin, por mbaje 100 libra autoriale mbi shpatullat e tua. Ne do ta kujtojme ketej Moikomin me kujtesen borgesiane, ndersa ti andej do te vazhdosh te na gjykosh. Sepse scripta manent, do te thoshe ne kete rast. Dhe ashtu eshte, Letrat mbesin e flasin.
E tash, tash Zoti po te pret per t’u prehur. Nderkaq edhe zemra jone eshte e gatshme per amshimin tend. Per amshimin e per kumtet e tua, Moikom, per kryemotivin e librit tend te dashur “Anima Mundi”.
Patjeter, Shpirti i Botes kurre nuk vdes, i ndjeri yne, i paharrueshmi yne!