Ngacmimi seksual i vajzës nga babai, e ëma rrëfen ngjarjen e tronditur: Do ta vras vetë plehrën

0
Gjigandi

E ëma e 18-vjeçares së abuzuar seksualisht nga babai në Maliq të Korçës ka rrëfyer ngjarjen e rëndë, që tronditi familjen.

Sipas saj, vajza kishte shkuar të takonte të atin, por ai i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale.

Ndërsa thekson se ishte ndarë prej një viti me të, pasi ai e dhunonte edhe në sy të fëmijëve, e ëma kërkon të vihet drejtësi, pasi në të kundërt ai do ta vrasë vetë.

“Jam nëna e tre fëmijëve. Kam një vit që jam larguar nga bashkëshorti, nuk kaloja mirë, kisha dhunë, edhe në sy të fëmijëve jam dhunuar, kishte raste që godiste dhe fëmijët. Dje ka ndodhur dicka që më ka prekur jashtë mase. Vajzën e kam 18 vjeç. Ka vajtur tek i ati për të ndenjur, për ta takuar. Nuk më ka ardhur mirë.

Të nesërmen më ka marrë një shoqe e çupës dhe më ka thënë që është me mua, sepse i atij këtu, këtu…”, më tregoi të tërë historinë, që i ati i kishte thënë gocës. Erdha në shtëpi, fola me vajzën, m’i tregoi të gjitha gjërat, madje e kishte marrë dhe në incizim. Kishte ikur nga shtëpia, duke e gënjyer që po shkonte në punë. E cuam menjëherë në polici, bëmë cfarë ishte për të bërë, thirrën dhe ish-tim shoq dhe i thanë ç’kishin për t’i thënë.

RonaTyra

Jam tronditur shumë nga kjo ngjarje. Vajza më tha që babi donte të bënte marrëdhënie me mua. Është një gjë shumë e rëndë. Shumicën i kam rritur vetë fëmijët, por kohët e fundit kishte marrëdhënie me të bijën, ishte më i afërt. Ai konsumon vazhdimisht hashiashin, por sidoqoftë një baba nuk mund të flasë me atë mënyrë që ka folur. Ne kemi frikë shumë, mund të më vrasë dhe vajzën, nëse nuk merren masa ndaj atij plehre. Në të kundërt unë do të marr masa vetë, o do e vras, o të më vrasë, nuk e lejoj edhe të më vrasë fëmijët, se në atë gjendje që u bë ai, çfarë s’mund të presësh”, thekson e ëma e vajzës për News 24.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu