Pavarësisht se këtë verë po kërkohet që pushimet të bëhen Brenda vendit, operatorët I kanë sytë nga turistët e huaj. Pas 15 qershorit pritet të nisin fluturimet me Vjenën, ndërsa pak ditë më vonë do të hapen edhe me Turqinë. Aktualisht sytë janë nga turzimi rajonal.
Nga data 15 qershor të gjithë qytetarët që do të duan të shkojnë në Austri, do të kenë mundësi të fluturojnë me avion, pasi kufijtë me këtë shtet janë hapur. Përfaqësues të agjensive turistike shprehen se thuajse e konfirmuar është dhe hapja me Turqinë, rreth datës 22 qershor.
”Por nga ana tjetër duhet të merret vendimi nga ana jonë që aeroporti është gati në këtë datë.”
Disa kompani ajrore, ofrojnë mundësinë e blerjes së biletave, por Vathi sugjeron që paraprakisht të merret informacion për rregullat e shtetit përkatës.
”Pothuajse të gjitha kompanitë ajrore të garantojnë që paratë të mos humbasin. Por nuk të garantojnë që të kthehen paratë nëse do të anulosh fluturimin. Pa marrë informacion të saktë që destinacioni nuk është i hapur dhe pa karantinë, nuk ka pse të blihen bileta. Pasi paguan paratë dhe do pritet të përdoret në një datë tjetër kur të jetë e mundshme.”
Prenotimet ende nuk kanë nisur, për shkak të pasigurisë, por rezervimet e para tanimë janë përqëndruar te turizmi rajonal.
”Të dërgojmë turistët e parë drejt Malit të Zi mbas datës 12 qershor. Çdo gjë duket mbarë por nuk kanë filluar akoma prenotimet e para.”
Ndërkaq, nisja e sezonit turistik, sipas Vathit është thellësisht e lidhur me nisjen e fluturimeve, pasi sipas tij, ai vendas nuk do të mund të sillte rimëkëmbjen e këtij sektori.