Nëse dëshironi martesë të lumtur, këtë lule patjetër duhet ta keni në kopsht: Simbol i paqes, i shëndetit dhe i mirëqenies!

0
Gjigandi

Sipas traditës, çiftet e reja martesore do të duhej të mbjellin këtë lule në kopshtin e tyre në mënyrë që t’i shoqërojë lumturia

Me aromë magjike dhe sytha të mëdhenj dhe të bukur me aromë të këndshme plot petale të radhitura në shtresa, bozhuret tashmë me shekuj janë ndër llojet më të preferuara të luleve dhe një ndër zbukurimet e zgjedhura më së shpeshti në shtëpi.

Qoftë të jenë të vjela të freskëta apo vetëm motiv në enë apo çarçaf, i dhurojnë notë sofistike çdo enterieri.

Lulja Bozhuri në shikim të parë i ngjanë shumë trëndafilit, por realisht është shumë e ndryshme.

Bozhuret lulëzojnë në maj dhe në qershor, ndërsa ata të vendosur në vazo do të qëndrojnë përafërsisht 5 ditë. Kjo lule vazhdimisht lulëzon, por edhe njihet si lule me tufë të mbyllur.

RonaTyra

Dheu duhet të jetë i shkrifët dhe i pasur me pleh. Baza me rrënjë në formë rrethore duhet vendosur në dhè me shumë kujdes për të mos dëmtuar degët e imëta që dalin prej saj.

Nëse e keni mbjellë tashmë dhe dëshironi ta transplantoni në një enë më të madhe, zgjidhni një që të ketë bazë të gjërë me një diametër prej 45-60 centimetra.

Mbilleni larg pemëve dhe shkurreve, sepse bozhurja nuk dëshiron të konkurojë për ushqim dhe lagështi.

Mbillini në hapësirë nga njëra tjetra dhe lejoni qarkullimin e ajrit. Bozhurja kërkon diell dhe falë tij çel në mënyrën më fantastike të mundshme.

Sa më shpesh të kenë ujë të freskët, aq më gjatë do të qëndrojnë.

Bozhuret blini derisa nuk kanë çelur, apo kur sapo e kanë marrë ngjyrën.

Ka shumë ngjyra nga kjo lule, por pa dyshim që e kuqja dhe ajo e bardhë janë më të kërkuara.

Kur t’i vendosni në vazo, shtoni mjetin i cili ndihmon që të qëndrojnë sa më gjatë lulet, vendosni në ujë të vakët dhe vetëm pas një ose dy orësh zhvendosni në një vend më të freskët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu