Pasi i keni ndarë rrugët me personin me të cilin keni qenë në lidhje serioze, shanset janë se ai do të përpiqet të rikthehet në jetën tuaj.
Dhe kur ta bëjë këtë, kjo është ose për shkak se e ka kuptuar rëndësinë që e keni pasur tek ai, ose për shkak se i mungoni, ose për shkak se ju ka gënjyer dhe ka luajtur me ndjenjat tuaja përgjatë tërë këtyre viteve dhe dëshiron të vazhdojë ta bëjë këtë.
Nëse jeni ende emocionalisht e lidhur për atë person, shumë lehtë mund të bëheni viktimë e ndjenjave tuaja dhe ta lini atë të rikthehet.
Normalisht se do të keni në mendje qindra apo mijëra pyetje: A e meriton një shans të dytë? A ka ende ndjenja për mua? A ka ndryshuar?
Jeni e vetmja që mund ta gjeni përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe ta vendosni se a dëshironi që vërtet ta lini të rikthehet në jetën tuaj.
Por, nëse vendosni të riktheheni me të, janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh:
JENI NDARË ME TË PËR NJË ARSYE
Ndoshta nuk i keni toleruar gënjeshtrat e tij, lojërat e ndryshme dhe manipulimin. Ndoshta thjesht s’keni mundur më ta përballoni lidhjen toksike. Ose, thjesht, ndoshta vetëm i keni ndarë rrugët.
Cilado që të ketë qenë arsyeja, ju nuk keni vendosur brenda nate të ndaheni.
Ndarja ka ardhur si pasojë e mënyrës se si ju ka trajtuar dhe si pasojë e dhimbjes emocionale që jua ka shkaktuar.
Kjo është arsyeja se përse asnjëherë nuk duhet ta harroni atë se përse i keni dhënë fund lidhjes.
JUA KA TRADHTUAR BESIMIN
Çdo lidhje e shëndetshme, e fortë dhe e lumtur bazohet në besim të ndërsjellë.
Posa personi që e dashuroni jua thyen besimin, ju bëheni e dyshimtë për çdo gjë që e thotë apo e bën.
Ju dyshoni në premtimet e tij, arsyetimet, e madje edhe në komplimente.
Besimi te personi që e dashuroni është i domosdoshëm për lidhje të mirë e afatgjate.
Prandaj, nëse me plot zemër nuk mund t’i besoni ish- partnerit, patjetër se nuk duhet ta lejoni të rikthehet në jetë.
DISA NJERËZ NUK DUAN TË NDRYSHOJNË
Njerëzit që janë manipulues, egoistë dhe të pa sinqertë nuk duan të ndryshojnë – atyre thjesht u pëlqen vetja ashtu siç janë.
Nëse ish- partneri i përshtatet këtij përshkrimi, duhet ta dini se e ka të pamundur të ndryshojë.