Nazarko: Serbët janë torollakë… Të isha si Vuçiçi do t’u kisha dhënë shqiptarëve 5000 km2

0
Gjigandi

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se nëse do të ishte Vuçiçi do i kisha dhënë shqiptarëve dhe 5 mijë km2 të tjerë nga Serbia.

Nazarko u shpreh se territoret nuk kanë domethënie absolute, por është politika që ndërton mbi ato territore.

Nazarko: Nëse unë do të isha Vuçiçi unë do i kisha dhënë shqiptarëve dhe 5 mijë km2 të tjerë nga Serbia sepse janë aq torollakë në politikën e vet ekonomike, sepse ne kujtojmë se territoret sot janë domethënie absolute, por nuk është kështu, është politika që ndërton mbi ato territore. 

Unë kam qenë në televizionin e Mitrovicës dhe e kam pyetur atë të televizionit dhe i thashë sa ka qenë buxheti i Mitrovicës para luftës dhe pas luftës, dhe më tha 5 lekë ka qenë, 1 lek është. Prandaj nga aty duhet të ikin edhe shqiptarët. 

Politika e Shqipërisë duhet të merret me korridoret. Politika e territoreve e nacionalistëve të vjetër kokëbosh, nuk bazohet në asnjë realitet nëse nuk merr parasysh politikën ekonomike. Ne bëmë rrugën e kombit dhe fituan serbët se sollën mallrat e tyre në supermarketet tona. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu