Mjeku kujton takimin me kolegun që humbi jetën nga COVID: Nesër mund të jetë radha jonë, thonin se ky virus është thjeshtë një iluzion

0
Gjigandi

Pas ndarjes nga jeta të hematologut Arian Pushi për shkak të koronavirusit , mjeku Edvin Prifti ka sjellë në kujtesë takimin e para tre javëve me doktorin dhe bisedën për COVID-19.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e virusit, nesër mund të jetë në rrezik shëndeti i secilit prej nesh.

“Prof. Arian Pushi e përfundoi rrugëtimin e tij në këtë planet. U takuam bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Qesharakja përmblidhet me tragjedinë.

Arjan ti e dije dhe nuk e dije me çfarë po përballeshim. Mas mediat të dhanë për të vdekur 24 ore më parë a thua se shprehnin kënaqësinë që një profesor i mjeksisë ishte në grahmat e fundit se zbatonte betimin e Hipokratit.

Dhe ndërkohë shikon turmat e pa identifikuara, turma që rrokullisen në rrugët e Tiranës pa asnjë proteksion, apo disa delirantë dhe sharlatanë të mendimit që deklaronin me paturpësinë që covid-19 është thjeshtë një iluzion”, thote mjeku Prifti.

RonaTyra

Ai shkruan se askush nuk duhet të veprojë me naivitet, por të luftojnë e të luten për veten e tyre, familjen dhe mjekët, për të cilat tha se nuk ndaluan një ditë duke trajtuar dhembjet dhe sëmundjet e pacientëve.

“Raca shqiptare duhet të mbijetojë, bëjeni të mbijetojë, por jo me këtë kosto. Mjekët, infermierët, bijtë dhe bijat tuaj janë atje. Nuk ka më vijë të parë, të dytë dhe të shtatë.

Janë atje duke luftuar për ju dhe për familjet tuaja. Sot humbëm një koleg dhe mik. Humbëm një profesor të universitetit tonë.

Nesër mbase do të jetë radha jonë, mbase do jetë radha ime, por kjo s’ka asnjë rëndësi! Ju jeni thelbi! Këtu nuk flitet më për individin, por për racën tonë.

Mbrojeni, mbështeteni, mos u beni naiv dhe injorant siç jeni sjellë në shekujt e kaluar, luftoni për mbijetesë, kuptojeni, dhe lutuni shumë për veten tuaj, familjet dhe për ne mjekët tuaj që nuk ndaluam një ditë duke trajtuar dhembjet dhe sëmundjet tuaj.

Lamtumirë koleg i nderuar. Lamtumirë, kur u puqëm bashkë tre javë më parë dhe bisedonim për covid-19. Dhe në perjetësinë e mallkimit qofshin kush i thotë të kundërtën këtij populli që nuk ç’bën! Dashuria do të triumfojë mbi gjithçka”, reagon mjeku koleg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu