Këngëtar polifonie e infermier, ky është 60-vjeçari që humbi jetën në Fier – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Siri Runaj, 60-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i 7 i ballkonit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:15 të mëngjesit në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.
Runaj ishte një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme.

Në profilin e tij në “Facebook” shihen edhe foto nga pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.
Ngjarja:
Një burrë rreth të 60-ve ka rënë nga ballkoni i katit të 7 në Fier duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Konferenca e Pezës” të qytetit të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake burri i identifikuar si shtetasi Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Në vend ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet hetimore dhe ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Fierit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu