Menaxheri i Taynës: Ajo hyri në Kosovë një ditë para se të bëhej ligji për karantinë

0
Gjigandi

Menaxheri i Taynës ka folur  lidhur me çështjen e karantinimit.

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së e deputet i Kuvendit të Kosovës ka reaguar sërish pasi i është kërkuar nga ministia e Shëndetësisë që të hyjë në karantinë pasi të kthehet në Kosovë.

Së fundi, ai i reagoi këshilltares së Kurtit, Fëllënza Podrimja, e cila tha se Qeveria ku ajo bën pjesë ka vendosur një standard të trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.

“Një gënjeshtër. Ju i trajtoni ndryshe qytetarët. Të huajt ndryshe. Serbinë, e pastaj qytetarët e Kosovës. Sot mjekët e Vuçiqit hynë në Kosovë pa karantinë. Një këngëtare shkoi e erdhi pa karantinë. Mjaft me standarde të dyfishta. Një qeveri me manipulime që nga dita e parë”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Ndërsa lidhur me këtë, i kontaktur  ka folur menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli.

RonaTyra

“Tayna ka hy në Kosovë një ditë para se me u miratu ligji për karantinim”, u shpreh Hykolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu