Aktori Mehdi Malkaj duke folur në protestën e thirrur kundër shembjes së teatrit u shpreh se në vend duhet vendosur demokracia.
“Qenkeni futur dhe nga territori i bashkisë mor aman. Miq ju lutem, mbani një minutë qetësi..(dëgjohen pëshpërima). Ja kjo është zhurma që na mban gjallë ne. Tek ky teatër. Spektatori. Këtu tek ne doli si fillim, banda, kontrabanda, pastaj anti-kondrabanda. Ku vend do bëhet kur të ikin këto të treja. (Poshtë diktatura, poshtë Edi Rama-thirrjet që dëgjohen teksa flet aktori). Që të zhduken këto të treja, duhet të vendoset demokracia. Ju dua shumë, ju kam shumë xhan.”, tha Malkaj.