Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e Covid-19 në vendin tonë. Kështu, në 24 orët e fundit janë evidentuar 17 raste të reja të infektuarish, duke e mbajtur kurnë të lartë për të tretën ditë radhazi. Tirana dhe Durrësi vijojnë të jenë vatra të nxehta, me nga 8 raste të reja. Në qytetin bregdetar është mbyllur dje një fasoneri, sepse aty u zbuluan të infektuarit.
Ja deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:
“Gjatë orëve të fundit, 17 persona i janë shtuar listës së të ínfektuarve nga koronavirusi. kjo shifër e çon në 933 totalin e të prekurve në vendin tonë. Rastet e sotme pozitive janë 8 në Tiranë, 8 në Durrës dhe një në Krujë. Nga të ínfektuarit vetëm 188 janë raste aktive, nga të cilët 4 ndodhen në terapi intensive. Edhe ditën e djeshme, Durrësi ka patur 7 raste pozitive, të cilët ndodheshin në një fasoneri. Në total, ky qytet ka 17 raste aktive.
Gjatë orëve të fundit janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Còvid-19 dhe mes tyre, 48 janë personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë. Rastet e reja janë kryesisht kontakte të të konfirmuarve pozitivë më parë, por edhe raste të zbuluara rishtas, për të cilët po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.
Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me Còvid-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar. Rastet aktive janë në Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz dhe Berat. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive”.
COVID-19 (16 maj 2020)
Testime totale – 12294
Testime molekulare – 11764
Testime serologjike – 530
Raste pozitive – 933
Raste të shëruara – 714
Raste Aktive – 188
Humbje jete: 31 në total (Tirana 18, Durrësi 6, Fieri 3, Vlora 1, Shkodra 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 17
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 5
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1