Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në 24 orët e fundit ka vënë 6 gjoba ditën e sotme (19 qershor).
Ky inspektorat ka realizuar 1820 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit, në markete, bar kafe, furra buke, klinika dentare, parukeri.
Disa nga këto subjekte janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat dhe mos zbatuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen ndaj COVID19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Nga inspektimi në terren janë marrë 2 masa administrative në qarkun e Tiranës, 3 masa administrative në qarkun Durrës dhe 1 masë administrative në Fier.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe prej Marsit, janë inspektuar dhe monitoruar mbi 76 mijë subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur mbi 300 masa administrative.