Lori Hoxha tregon ushqimin pas të cilit është fiksuar në kohë karantine!

0
Gjigandi

Karantina e detyruar për shkak të koronavirusit pati pasoja tek të gjithë, por ajo krijoi dhe mundësinë për të shijuar më shumë qëndrimin në shtëpi, me familjen apo dhe me veten.

Lori Hoxha rrëfeu në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, se izolimi e lejoi të kalonte më shumë kohë në kuzhinë, ku me sa duket i pëlqen dhe të eksperimentojë.

Së fundi, siç thotë është e fiksuar pas orizit me perime, quinoas e salsave me lëng qitroje.

Pak ditë më parë, Lori postoi një foto të pjatës së saj të preferuar që i kujtonte të atin, Dritan Hoxha.

RonaTyra

Siç tregonte dhe vetë, ajo i kujtonte vitet e kaluara në Romë kur ai i merrte në fundjavë e i çonte për drekë buzë detit për të ngrënë ushqimin e tyre të preferuar, spaghetti me vongole.

Insta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu