Nuk jeni as të parat as të vetmet që ju pëlqen të grimoheni në palestër. Fundja, të gjithë duam të dukemi bukur, pavarësisht vendit ku jemi. Është tunduese të vendosësh sadopak grim, për të mbuluar ndonjë defekt tek-tuk. Mirëpo, duhet të dini që po i bëni një dëm të madh lëkurës suaj, kështu që mos e bëni kurrë më.
Asnjë produkt që nuk i shërben përkujdesit të lëkurës nuk duhet vendosur para se të merreni me aktivitet fizik. Make Up-i nuk përkujdeset për lëkurën, thjesht mbulon imperfeksionet e saj. Kur ushtrohemi, lëkura nxehet dhe si pasojë përthith më shpejt gjithçka që vendosni mbi të. Kështu, përthithja e make up-it nga lëkura do të çojë në bllokimin e poreve dhe askush nuk e do këtë gjë. Ju nuk doni që lëkura të humbasë elsticitetin dhe të plaket para kohe, apo jo?