Gjyqtarja e shkarkuar Fatmira Hajdari ka folur pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në një reagim për mediat Hajdari tha se ishte një vendim i pritshëm.
Ndërkohë Avokati Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin.
Më tej avokati i Hajdarit, Maks Haxhia tha se vendimi është i paligjshëm.
“Do ta ankimojmë, ishte një vendim i paligjshëm, pasuria është plotësisht e justifikueshme”, tha Haxhia.