E keni parasysh kur hapni dollapin dhe pavarësisht se është gati të bie në tokë nga rrobat, nuk gjeni asgjë për të veshur? Nëse po, atëherë është koha të bëni një pastrim rrënjësor. Ndodh shpesh që të kemi më shumë rroba që nuk i veshim, sesa që i veshim. Pse ta ngarkoni kot dollapin, kur e dini që disa gjëra nuk do t’i vishni kurrë? Nëse nuk dini ç’të hidhni dhe çfarë jo, atëherë ne po ju japim disa sugjerime. Vendosni vetë se çfarë do të hidhni, por ne mendojmë që këto gjëra nuk ju duhen më:
Gjithçka e vjetër që ka dalë nga moda.
Veshjet që mendon se do të të bëjnë një ditë.
Gjithçka që ka njolla që nuk hiqen.
Veshje që janë të grisura ose me vrima të vogla që “nuk bien në sy”.
Këpucët e konsumuara.
Këpucët që nuk ju bëjnë ose që janë të parehatshme.
Të brendshmet që keni më shumë se 1 vit që i përdorni.
Rrobat që u ka dalë ngjyra.
Veshje të shëmtuara që i vishni me siklet edhe në shtëpi.
Gjithçka që ju kujton ish-in.