Kjo është një arsye e fortë se pse flirtuesit janë lloji më i mirë i njerëzve

0
Gjigandi

Kujtoni një moment kur dikush ju ka bërë një kompliment të moderuar apo kur ka përdorur një gjuhë të këndshme për t’ju dërguar një mesazh. Jeni ndierë mirë apo jo?

Me shumë mundësi, nëse nuk jeni tip flirtues, ju ka ndodhur që të paragjykoni kur ju ka rastisur të njiheni me dikë që është flirtues/e. Ndërkohë, nëse ju jeni vetë flirtues mund t’ju ketë ndodhur që të ndiheni të shënjestruar nga një sërë stereotipesh nga më të zakonshmet deri tek ato më të rëndat.

Por mësojeni një herë e mirë: e gjitha kjo është një përshtypje e gabuar!

Psikologu Alain de Botton ka shpjeguar në një artikull të detajuar se në fakt flirtimi është një proces shumë jetësor dhe na bën që të ndihemi të ringjallur dhe plot energji.

Flirtimi gjithashtu ndihmon në krijimin e konfidencës dhe më shumë se kaq, te besimi që kemi te vetja.

RonaTyra

“Flirtimi krijohet nga imagjinata, energjia pozitive dhe e qeshura, çka bën që edhe personi që flirton, por edhe tjetri të inspirohen nga një bisedë e këndshme, e cila edhe pse zgjat pak krijon shumë përfitime përgjatë gjithë ditës”, – shkruan autori.

Nuk ka rëndësi nëse ju jeni tashmë në një marrëdhënie të konsoliduar ose jo, flirtimi nuk shkakton asnjë problem në statusin tuaj kur e përdorni si një metodë kalimtare për t’i dhënë energji pozitive ditës tuaj.

Kujtoni një moment kur dikush ju ka bërë një kompliment të moderuar apo kur ka përdorur një gjuhë të këndshme për t’ju dërguar një mesazh.. Jeni ndierë mirë apo jo?

Epo, ky është çelësi dhe njëkohësisht mesazhi që jep procesi i flirtimit dhe nuk ka asgjë të keqe këtu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu