Këto janë disa shenja që duhet t’i kuptoni për të kapur mat një partner tradhtar

0
Gjigandi

Tradhtia është një akt tejet lëndues për ata që e kanë provuar. Edhe ata fatlumë që nuk janë tradhtuar asnjëherë nga partneri/partnerja ndonjëherë kur e mendojnë i tmerron ideja se një ditë edhe atyre mund t’ju ndodhë e njëjta gjë.

Gjithsesi, ne sot do t’ju tregojmë disa shenja se si të zbuloni një partner tradhtar:

Kontrolloni

Ju mund të keni shumë besim tek personi që keni në krah, pasi ai lirshëm mund t’jua lërë telefonin për ta kontrolluar. Por, kini kujdes. Tradhtarët e kanë edhe një telefon rezervë, prandaj nëse dyshoni bëni mirë të nisni kontrollet.

Largohet nga shtëpia

RonaTyra

Puna, familja, miqtë mund të jenë ndër arsyet që ai përmend për arratisjet nga shtëpia. Nëse ai herë pas here zhduket në mënyrë të papritur bëni mirë të filloni investigimet, sepse kjo shenjë nuk është e mirë.

Detajet

Kushtojini vëmendje detajeve! Ndonjëherë zhytemi në monotoni dhe nuk i kushtojmë rëndësi fjalëve që mund të jetë duke thënë partneri. Dëgjojeni: ku ishte, me kë dhe më vonë pyeteni sërish. Mbase, do të ndryshojë version, pasi nuk i mbajnë mend gënjeshtrat.

Nuk flet më për të ardhmen së bashku

Më parë ju flisnit së bashku për të ardhmen dhe sa fëmijë do të kishit. Ato plane nuk duken më në horizont. Partneri tashmë shmang çdo bisedë që ju lidh juve të dyve në të ardhmen.

Të dua është fjalë e huaj

Edhe nëse ju thotë “të dua” nuk është si më parë. E thotë në një moment, kur ju ziheni, ose kur i kërkoni llogari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu