Flet eksperti ne SHBA: MEK ne shenjester te Iranit, cenohet siguria ne Shqiperi

0
Gjigandi

Ardian Shtuni, ekspert i sigurisë ndërkombëtare deklaroi prezenca e MEK në Shqipëri cënon sigurinë publike të vendit. Në një lidhje skype nga Washingtoni për emisionin “Real Story”, Shtuni pohoi se duhet të jetë surprizë fakti që qeveria iraniane të tentonte të godiste këtë grup opozitar që ndodhet në kampin e Muxhahedinëve, marrë shkak nga zbulimi i celulës.
Teksa e quajti një sakrificë faktin që Shqipëria pranoi këtë grup opozitar tha se është e vogël në krahasim me atë çka ka bërë ndër këto vite Amerika për vendin tonë.
“Pikë së pari siç e përmendet edhe parafolësit se mendoj se është surprizën në vetvete që ka aktivitete të gardë revolucionare të Iranit. Do isha i surprizuar nëse s’do të kishte prezencë. Duke qenë se kemi një grup prej 3 mijë vetash, opozitar, kundër sistemit qeveritar iraniane.
Ndaj s’më duket çudi. Në Paris, vitin e kaluar ka pasur një sulm, që u parandalua. Personat e tjerë kanë qenë nga Belgjika dhe për personin që ka pasur imunitet diplomatik, Austria ka nisur proceduarat e dëbimit. Për mendimin tim është shumë mirë që nuk ka ndodhur, jam i gëzuar që është parandaluar ngjarja. Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk është diçka që duhet të na supriozojë. Nëse janë 2500 individë, një grup i strukturuar opozitar, aktiv, se shoh të çuditshme këtë fakt.
Nëse jemi folur për Gardën Republikane, është organizatë e dizenjuar si organizatë e rrezikshme. Mendoj se është sakrificë, por e vogël me atë çka ka bërë Amerika për Shqipërinë dhe Kosovës. Është rrezik. Por do ishte e pa vende nëse s’do thuhej se s’ka rrezik. Muxhahedinët kanë ardhur me bagazh. Pra sjell me vete rrezikshmëri dhe për ambientin shoqëror, dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Por për mendimin tim është zgjedhje e duhur duke pasur parasysh se sa mbështetje i ka dhënë Amerika shtetit shqiptar. Irani nuk operon i vetëm. Është në bashkëpunim me forca të tjera. Ata në Siri bashkëpunojnë dorë për dorë me rusët. S’do habitesha që të ketë aktor të tjerë që janë ndërfutndërfutur në këtë lidhje”, pohoi ekspert i sigurisë ndërkombëtare.
The post Flet eksperti ne SHBA: MEK ne shenjester te Iranit, cenohet siguria ne Shqiperi appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu