Një gjë për të cilën është e shquar Victoria Beckham (përveç faktit që është një stiliste dhe këngëtare e famshme) është fakti që nuk qesh pothuajse kurrë. Kjo ka qenë pjesë e imazhit të Victoria-s që prej fillimit të karrierës së saj. Por në një postim në Instagram, djali i stilistes i tregoi gjithë botës se e ëma mund të qeshë.
“Me sa duket nëna ime mund të qeshë”, -shkroi me ironi ai, përkrah një fotoje ku shfaqet me Victoria-n dhe si rrallëherë ajo ka nxjerrë dhëmbët.
Një koment që bie në sy në këtë postim është pa dyshim ai i David Beckham.
“Sa të bardhë janë dhëmbët e mamit? Si Ross nga Friends”, -shkroi David me humor.
Nëse nuk ia keni idenë, David e ka fjalën për këtë skenë të Friends.
Ndërsa për sa i përket faktit që Victoria nuk qesh pothuajse kurrë, ajo ka rrëfyer se nuk ka të bëjë vetëm me dukjen, por është më shumë çështje vetëbesimi. Stilistja ka treguar se në të shkuarën është fshehur pas mburojës së saj – siç e quan ajo të mos qeshurin në publik. Ndërsa sot ndihet më e sigurt në vetvete, edhe pse vazhdon të mos qeshë. Ndoshta i është kthyer në zakon?