“Jemi të gjitha njësoj”- Orinda Huta tregon ‘defektin’ në trupin e saj dhe jep mesazhin: Mund ta kisha bërë photoshop por …

0
Gjigandi

Orinda Huta nuk e ka problem të tregojë “defektet” në trupin e saj. Madje ajo i ka nxjerrë në pah si mesazh për vajzat që të mos kenë komplekse me trupin e tyre.

Së fundmi moderatorja publikoi një foto ku vinte në pah linjat e saj të tonifikuara trupore.

Megjithatë vihet re një pjesë dhjami në trupin e saj. Orinda u shpreh se mund ta kishte zgjedhur ta bënte me photoshop foton por vendosi ta publikonte ashtu për ti treguar vajzave se të gjitha janë njësoj.

Ajo tregoi se pavarësisht stërvitjes pesha e saj aktuale është 64 kg dhe ka humbur vetëm 1 kg.

RonaTyra

“Atë copën e dhjamit që ka dalë anësore mund ta bëja me photoshop por zgjodha që jo. Për ti treguar të gjitha gocave që mërziten për dhjamin, jemi njësoj. Unë aktualisht peshoj 64 kg (pesha që dua unë është 60) dhe gjatë kësaj kohe karantine duke u stërvitur në shtëpi mund të kem humbur jo më shumë se 1 kg por jam mbledhur shumë edhe pse pa pesha të rënda. Megjithatë ndihem mirë dhe mund të them që është ndër të rrallat herë që se kam peshën mbi 60 kg,”- shkroi Orinda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu