Interpoli ka deklaruar ndalimin e shtetasit M. B. për rrëmbimin e Jan Prengës.
Mësohet se M.B. është arrestuar jashtë vendit. Ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë Interpol Tirana po bën verifikimet sipas procedurave nëse është ky personi i dyshuar që është ndaluar sot për verifikim apo jo, raporton TCH.
Kujtojmë se Pengu u rrëmbye në Kamëz në rrugën “Londën” gjatë drekës së 17 janarit. Besohet se shkak për këtë është bërë konfliktet për drogën që vëllai i Jan Prengës kishte në Angli me grupin kriminal që kishin lidhje edhe Hajrajt.