Mjeku Pëllumb Pipero ka folur këtë mbrëmje në ‘Open’ në lidhje me numrin relativisht të lartë të të infektuarve me Covid ditët e fundit.
Pipero foli dhe për rastin e një infermiereje, e cila infektoi 13 kolegë të saj në QSUT-në e Tiranës.
“I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të covid-it. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën”, u shpreh mjeku Pipero.