I ngatërrojnë testin e Covid, burri qëndron në spital duke kujtuar se nuk infektonte njeri

0
Gjigandi

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë një rast të paprecedentë që ka ndodhur me një burrë të moshuar nga Mjeda i Vaut të Dejës (Shkodër). 69 vjeçari ishte paraqitur me simptoma të Covid në spital dhe i është marrë tamponi. Burri ka qëndruar 1 ditë në spital ndërsa rezultati i testit i është ngatërruar duke i dalë negativ. Në fakt burri ishte i prekur nga Covid dhe gjatë 24 orëve të qëndrimit të tij në spital, ai ka patur kontakte të shumta me familjarë, mjekë e të tjerë pacientë.

“Ja pra një mënyrë se si përhapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!
Denoncimet janë të shumta sesi refuzohet testimi për familjarë të një personi të prekur, edhe kur për shkak të Covid ka ndërruar jetë e kjo së fundmi ka ndodhur në Tiranë. I lenë njerëzit deri në ekstrem me agravim të simptomave dhe fare pak shpresë mbetet pasi futen në frymëmarrje mekanike apo të drejtuar! Dhe numri i viktimave po rritet…”-thotë PD.

DENONCIMI I PLOTË:

Ndërsa vazhdon kurba e dhëmbëzuar e Shqipërisë me 53 raste të deklaruara ditën e sotme, spikat fatkeqësisht rrumpalla në menaxhimin e kësaj situate.
Një 69 vjecari nga Mjeda e Vaut të Dejës i paraqitur me shenja klinike të dyshuara si Covid në Shkodër, i ngatërrohet rezultati i tamponit dhe i thuhet se ka rezultuar negativ. Por gjatë qëndrimit në spital për të trajtuar simptomat që vijojnë akute, kuptojnë se është bërë ngatërresa në rezultat, dhe 69 vjecari ka qenë pozitiv. Këtu merr fund refuzimi për ta dërguar në Tiranë dhe sillet me urgjencë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në spitalin infektiv. Ndërkohë, personi ka qëndruar mbi 24 orë në spital, në kontakt me pacientë të tjerë, me personel shëndetësor e mbështetës, e familjarë.

Ja pra një mënyrë se si përhapet Covid, nga papërgjegjëshmëria apo zelli i tepërt për të bërë tamponët për qoka, e kur ka raste konkrete, nuk kanë vëmendjen e duhur!
Denoncimet janë të shumta sesi refuzohet testimi për familjarë të një personi të prekur, edhe kur për shkak të Covid ka ndërruar jetë e kjo së fundmi ka ndodhur në Tiranë. I lenë njerëzit deri në ekstrem me agravim të simptomave dhe fare pak shpresë mbetet pasi futen në frymëmarrje mekanike apo të drejtuar! Dhe numri i viktimave po rritet…
Sugjerimi ynë mbetet i njëjtë që prej fillimit bazuar në eksperiencën e vendeve të tjera: të rritet numri i tamponëve sa më shumë: të testohet rregullisht i gjithë personeli mjekësor, të mos injorohen ankesat e qytetarëve, se nuk vijnë me porosi nga lart, sepse jo vetëm që është skandaloze si filozofi pune, por edhe tregon injorancë mbi faktin se Covid nuk zgjedh e sa më shumë të përhapet, aq më pranë vjen, secilit prej nesh!!!!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu