Jo të gjithë e falin tradhëtinë, kurse disa vendosin thjesht të hakmerren.
Për rubriken “Deidre” të The Sun, një 26 vjeçare ka rrëfyer historinë e saj të tradhëtisë.
“I dashuri im më mashtroi mua me ish-in e tij dhe kjo tradhëti më lëndoi aq shumë mua sa që edhe unë kalova një natë me shokun e tij më të mirë. Unë jam 26 vjeç dhe i dashuri im është 29 vjeç. Ne u bashkuam pesë vjet më parë dhe unë mendova se ishte si dashuri e vërtetë”, thotë ajo.
“Ai e kaloi pjesën më të madhe të javës në banesën time dhe unë doja të kisha dikë që të gatuaj dhe të kujdesej, dhe dikush të më donte në shtrat. Ai tha se kishte pasur fatin të gjente dikë kaq të veçantë.
“Një shok i tij më tha se ai po takonte ish-in e tij tash e sa kohë. Ajo është nëna e djemve të tij, dhe unë mendova se mund të kishte ndonjë kontakt pasi që është detyrë e tij të kujdesej për fëmijtë e tij. Por, që të sigurohesha unë i kontrollova një ditë telefonin e tij, dhe doli se ai kishte të drejtë”, tregon tutje ajo.
“Unë isha e thyer plotësisht dhe i thashë të dilte nga banesa ime dhe të më linte vetëm. Ai u trondit dhe u betua se më donte shumë. Por unë mbërtheva ‘armët’. Ai u përpoq të më bindte që sapo kishte bërë një gabim budallai. Unë e dija që një tradhëti të tillë nuk do të mund t’ia falja kurrë, ai më shkatërroi mua. Unë u tundova ta linja përsëri në jetën time, por e dija që nuk mund t’i falja kurrë gënjeshtrat e tij dhe të jetoja me dëmin që ai i kishte shkaktuar”, citon ajo.
“Një ditë, unë isha në kafene me disa miq, kur pashë shokun e tij më të mirë, i cili është 30 vjeç. Ai më pa, më bleu një pije dhe po flirtonte hapur. Kështu vendosa të flija me të, dhe pas kësaj do të vazhdoja jetën përpara”.