I ati u nda nga jeta, këngëtarja prek me letrën drejtuar atij: Dashuria ime e parë dhe e fundit

0
Gjigandi

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Big Mama humbi babain e saj. Në media u tha se i babai i këngëtares humbi jetën pasi vuante nga një sëmundje.

Ishte vetë Big Mama, ajo që e dha lajmin e trishtë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Por ditën e sotme, këngëtarja ka shkruar disa fjalë zemre për babain e saj të ndjerë.

Ajo shkruan se babai ishte dashuria e parë dhe e fundit, se është krenare se ka qenë vajza e tij, por gjithashtu e falënderon se ka qenë babai i saj.

“Baba…

RonaTyra

Dashuria ime e parë dhe e fundit, asnjëherë nuk kam dashur dikë si ti dhe kurrë nuk do të dua dikë si të kam dashur ty. Krenare që jam bija jote, faleminderit që je babai im! Unë dhe ti nuk jemi ndarë vetëm se kemi filluar një komunikim tjetër që për ne është i panjohur. Kam pasur, kam dhe do të kem baba më të mirin në botë. Me emrin tënd jam bija më krenare! Faleminderit për dashurinë që ma dhe, faleminderit për bisedat tona të gjata të cilat vetëm ti ke mund të m’i bësh në mënyrën më të dashur dhe me humorin që e trashëgova nga ti! Faleminderit që çdo herë ke pas kohë për mua! Faleminderit që çdo herë ke pas mirëkuptim për sjelljet e mia! Faleminderit që më tregove rrugën e jetës! Faleminderit për fëmijërinë time të lumtur! Faleminderit që më mësove t’i dua njerëzit…Këto falenderime baba dhe një million të tjera i kam në shpirt! Të premtoj që do jem mirë, të premtoj që do t’i realizoj ëndrrat që kishe për mua. Çdo pjesë e qenies time është pjesë e jotja! Unë jam ti! Të premtoj se do t’i vazhdoj të gjitha aktivitetet me humorin që më trashëgove dhe nuk do ndalem! Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë. Ne nuk u ndamë vetëm ndërruam mënyrën e komunikimit. Të dua pafundësisht. Vajza babit Besjana”, shkruan Big Mama në “Instagram”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu