Gold AG intervistohet nga Policia, lidhur me këngën e tij të fundit

0
Gjigandi

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, gjatë ditës së martë është marrë në pyetje nga organet e rendit.

Ai është paraqitur në Policinë Kosovës për t’u marrë në pyetje lidhur me këngën e tij më të fundit, “Shkronjat e Arta”.

Arsyeja e kësaj ndalese, duket të ketë qenë dyshimi se teksti i këngës mund të nxisë përçarje.

Lajmin e ka konfirmuar Zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është iniciuar rast ‘Nxitja e përçarjes dhe mos-durimit’. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, kanë thënë për Telegrafin nga zyra për informim në PK.

RonaTyra

Përndryshe, kënga me motive patriotike “Shkronjat e Arta” e reperit Gold AG u publikua më 26 mars, dhe është një kompozim i Ardian Kastratit me tekst të vet reperit me prejardhje nga Presheva. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu