Gjërat që i bëni për shkak se ende jeni e dashuruar me ish- partnerin

0
75
blank
Gjigandi

Ta harroni ish- partnerin është një gjë shumë e vështirë.

Por, nëse mendoni se e keni harruar dhe prapëseprapë i bëni gjërat e mëposhtme, atëherë kjo nënkupton se ende e dashuroni atë.

Më poshtë i keni shenjat që tregojnë se ende jeni e dashuruar me ish-in.

Ende mendoni për gjërat që do të mund të ndodhnin
Ju mendoni ende për gjërat që kanë mundur të ndodhin e gjërat që nuk kanë mundur të ndodhin. Ju e vlerësoni vlerën tuaj dhe atë se çfarë kishit mundur të bënit për ta zgjatur lidhjen.

Shpesh e përcillni në rrjete sociale
Mënyra më e lehtë për ta kuptuar se a po i mungoni apo jo, është duke e përcjellë në rrjete sociale. E kjo, është gjë e gabuar.

Ndiheni e penduar për humbjen e dashurisë së vërtetë
Ju ndiheni e penduar që e keni humbur. Ju i rikujtoni momentet së bashku dhe pendoheni që e keni humbur atë.

Atë e krahasoni me njerëz tjerë
Në mënyrë të pashmangshme ju përfundoni duke e krahasuar atë me çdo mashkull që e takoni. Ju ndiheni sikurse askush nuk është më i mirë se ai.

Jeni duke kërkuar arsye për ta kontaktuar atë
Nuk jua ndien se për çfarë apo se si, e rëndësishme për ju është ta kontaktoni atë.

Ende flisni për të
Me shumë gjasë ai është ende pjesë e bisedave tuaja. Ndonëse nuk është më prezent në jetën tuaj, ju e sillni atë në biseda me miqtë.

Ende keni shpresë
Shenja më e qartë se ende e dashuroni atë është se ende keni shpresa se do të bashkoheni me të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu