Gati për fundjavën? Një tjetër këngëtar shqiptar do të mbajë koncert live nga shtëpia

0
20
Gjigandi

Artistë të ndryshëm të showbiz-it shqiptar kanë marrë përsipër nismën për të na shoqëruar gjatë fundjavës në rrjete sociale, për shkak të periudhës së vështirë nga pandemia Covid-19.

Në pamundësi për t’u mbledhur me shoqërinë, për të pirë një gotë e për të dëgjuar muzikë të mirë, tashmë koncertet na vijnë në shtëpi.

Kësaj here, është radha e Young Zerkës të mbajë një koncert live nga shtëpia.

Siç ka lajmëruar në rrjete sociale, ai do të performojë këtë të shtunë, ndaj bëjmë mirë të bëhemi gati!

Këngëtarit do t’i bashkohet edhe Enxhi Nasufi, për të kaluar një mbrëmje të këndshme të gjithë së bashku.

“Të shtunat mbrëma janë për koncertet e Vodafone në shtëpi. Edhe këtë të Shtunë 9 p.m do të jemi LIVE me @youngzerka & @enxhinasufi
More to come…na ndiqni. ”- shkruhet në postim.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu