PSG nuk shkëputet nga Milani, Leonardo do yllin e “Djallit”

0
Gjigandi

PSG nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Theo Hernandez. L’Equipe shkruan se francezët e duan me patjetër lojtarin e Milanit, pasi kanë bindur nga paraqitjet e tij të mira në Serie A.

Prestigjozja franceze shkruan se drejtori Leonardo do të sakrifikojë Juan Bernat për të arritur te Theo. Çmimi i kartonit të futbollistit është 50 milionë euro. PSG i ka të gjitha mundësitë të paguajë, por kërkon që të ulë çmimin.

22-vjeçari ishte një surprizë e bukur për këtë sezon, pasi u transferua nga Real Madridi në korrikun e 2019 për 20 mln euro. Ai nuk luante në Madrid dhe nuk mori besimin e trajnerëve të madrilenëve, por duket i rilindur në Itali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu