Bundesliga do të jetë liga e parë e madhe që do të aplikojë rregullin

0
Gjigandi

Liga e Futbollit të Gjermanisë (DFL) do të lejojë skuadrat të bëjnë nga pesë zëvendësime për ndeshje, në vend të tri siç është zakonisht.

Rregulli vlenë deri në fund të stinorit. DFL e ka konfirmuar këtë në një komunikatë.

Bundesliga do të jetë liga e parë e madhe që do të aplikojë rregullin që u aprovua nga IFAB-i këtë muaj.

DFL ka rekomanduar maksimalisht të bëhen dy zëvendësime në të njëjtën kohë.

DFL po ashtu ka konfirmuar se do të ketë rënie nga liga në dy kategoritë e para, nëse stinori do të kompletohet, dhe se stinori do të zgjatet përtej 30 qershorit nëse shihet se është e nevojshme.

RonaTyra

Nëse në ndeshje barazhi apo ato të Kupës vjen deri te shtesat atëherë lejohet edhe zëvendësimi i gjashtë.

Stinori në Bundesliga 1 dhe Bundesliga 2 do të rifillojë këtë fundjavë, pas një pauze dymujore shkaku i koronavirusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu