Garancia Sovrane 2/ Denaj: Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje

0
Gjigandi

Qeveria shqiptarë ka dhënë 15 miliard lekë si mbështetje për Garancinë Sovrane 2. Ministrja e Financave, Anila Denaj në një status në Facebook, e cila thotë se kjo ofron mundësi financimi për të gjithë sipërmarrjet, tek të cilat ka ndikuar në aktivitet situata e pandemisë.

Po ashtu nga kjo përfitojnë edhe sipërmarrjet me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore.

Ministrja Denaj thotë se qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare.

Postimi i Anila Denajt në Facebook

15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2

RonaTyra

Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

 Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
 Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime
 Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet
 Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj

Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë.

 Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu