Ky plazh pas disa vitesh mund te mos ekzistojë me. Vite më parë kjo zonë ka qenë më e frekuentuara për bukuritë natyrore dhe hapësirat e saj.
Zona turistike e Kune- Vainit po shkon drejt degradimit. Erozioni po avancon me shpejtësi, duke gllabëruar sipërfaqe te mëdha rëre dhe duke shkatërruar pyllin me pisha.
Banorët janë dëshmitarë se si kjo zonë ka qenë me parë duke shprehur keqardhjen për gjendjen ne te cilën po degradon dita ditës zona e Kune Vainit.
Nuk mund te flitet për turizëm ne këtë situatë pasi nëse nuk ndërhyhet deti do te shkojë deri ne rrugën kryesore duke përpirë gjithçka gjen para.
Ky bunker dhe rrënjët e pishave janë dëshmi e asaj çfarë erozioni po bën ne bregdetin e Shëngjinit dhe nëse nuk merren masa ky bregdet do te zhduket dhe nga harta dhe lind pyetja ku do te bëjmë plazh pas disa vitesh?