‘Ejlyl’ flet si rrallëherë për jetën private, a është në një lidhje aktorja?

0
Gjigandi

Aktorja turke Biran Damla Yilmaz tashmë është shumë e njohur në Shqipëri.

Ajo luan rolin kryesor në serialin “Lule të vetmuara”, një vajzë me emrin Ejlyl që ngacmohet nga njerku dhe braktiset nga nëna e saj.

Biran Damla Yilmaz në intervista flet shpesh për karrierën e saj ndërsa jetën private e ka ruajtur gjithmonë hermetike.

Ashtu si çdo aktore edhe ajo është përfolur për një lidhje të mundshme megjithatë Biran Damla nuk ka konfirmuar asgjë.

Së fundmi aktorja si rrallëherë ka folur për jetën e saj private në një intervistë të fundit.

RonaTyra

E pyetur nëse ka dashuri në zemrën e saj, Biran Damla me përgjigjen e saj la të kuptohet se aktualisht nuk është në një lidhje.

“Zemrën e kam plot. E dua veten time. E dua familjen time. E dua jetën. E kam mbushur zemrën time me këto. Nuk mendoj se dashuri quhet vetëm ajo çfarë ndjejmë për gjininë e kundërt. Dashuri quhet edhe kur e do veten, natyrën, jetën”-u përgjigj aktorja simpatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu