Edhe këngëtarja Dua Lipa reagoi për vrasjen e George Floyd.
Vrasja e George Floyd nga një person me uniformë këto ditë ngjalli debat të ashpër në publik.
Vrasja e Floyd ndodhi në Minneapolis, ndërsa po cilësohet si akt racist duke nxitur edhe protesta në SHBA.
Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe shumë emra të njohur, përfshirë këngëtarët më me emër në botë.
Mes tyre ishte edhe Dua Lipa, e cila përmes një postimi e dënon ashpër këtë akt ndaj George Floyd.
Në shkrimin e gjatë, Dua thotë se nuk do të tolerojnë më gjenerata të amerikanëve me ngjyrë të rriten me frikën ndaj atyre që duhet t’i mbrojnë.
“Edhe sa jetë duhet të humbasim? Me siguri kjo duhet të jetë tema kryesore kur të gjithë përballemi me brutalitetin e policisë që është kapur në një video të parë nga të gjithë. Me siguri kjo është kur themi STOP, ne nuk do të tolerojmë më gjenerata të amerikanëve me ngjyrë dhe njerëz me ngjyrë të rriten nga frika e atyre që duhet t’i mbrojnë. Kur një njeri i paarmatosur dhe i prangosur vritet nga policia gjatë ditës, ndërsa kërkonte jetën e tij, ata që janë në autoritet duhet të dinë se zemërimi ynë nuk njeh kufij. Kërkojmë drejtësi. Ka shumë mënyra për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet. Nënshkruani peticionin, merrni në telefon, bisedoni me familjen, miqtë dhe fëmijët. Nëse jeni pronar i një biznesi, bëni një deklaratë mbështetëse publike për klientët, miqtë dhe bashkëpuntorët tuaj me ngjyrë. Mund të jemi ndryshimi. Ne duhet ta fillojmë bisedën në qarqet tona. Kjo është e dhimbshme. Duhet të ndalet”, shkruan Dua Lipa.