Princi Harry i bën një shaka të sikletshme kunatës, Kate Middleton

0
Gjigandi

Princi Harry i bën një shaka të sikletshme kunatës, Kate Middleton. Tashmë është i njohur fakti që princi i kurorës angleze William dhe vëllai i tij Harry, nuk i kanë raportet shumë të mira.

Ky i fundit foli rreth tyre edhe në dokumentarin gjatë turneut në Afrikë, ku ndodhej bashkë me të shoqen Meghan Markle. Por tashmë del në dritë një tjetër episod mes dy vëllezërve dhe dukeshës së Cambridge, Kate Middleton.

Daily Express ka publikuar disa fotografi të vitit 2011, të cilët japin mundësi interpretimi. Në foto shihet Kate Middleton dhe princi Harry në ballkonin e Buckingham Palace, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes, gjatë ceremonisë tradicionale Trooping the Colour.

Në foto shihet dukesha duke folur në ballkon me disa vajza të vogla, ndërkohë që Harry qëndron pas saj. Më tej Kate shihet duke u drejtuar për nga ajo, ndërkohë që princi shihet në siklet dhe buzëqesh.

Sajti anglez shkruan se Harry i ka bërë një shaka duke e pickuar në të pasme. Megjithatë kjo hipotezë nuk është konfirmuar, ndonëse tani Harry dhe William i kanë marrëdhëniet më të tensionuara se kurrë. 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu