Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një lajm të gëzueshëm në faqen e saj të Facebook.
Në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë kanë ardhur në jetë trinjakë, duke sjellë gëzim për familjen dhe stafin mjekësor.
Postimi i ministres
Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet.
Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3.6 milionë lekë për trinjakët.