Depolitizimi i administratës zgjedhore është një rekomandim i kahershëm i OSBE-ODIHR. PS e kishte kauzë kryesore kur u fut në negociata me opozitën për reformën zgjedhore por për hir të gjetjes së konsensusit hoqi dorë prej saj.
Kjo kërkesë është rimarrë nga opozita parlamentare dhe së bashku me hapjen e listave, ajo e kushtëzon votën në Kuvend.
Myslim Murrizi i ftuar në Rtv Ora deklaroi se nuk kupton sesi Ambasadorët Soreca dhe Bochardt heshtin përballë mos plotësimit të rekomandimit për depolitizimin e administratës kur ata vetë u kishin kërkuar më herët deputetëve të opozitës në Kuvend ta votonin apriori pasi vetëm kështu do të mund të hapim negociatat me BE.
Murrizi: I ftoj publikisht Bochardtin dhe Sorecën, pse heshtin sepse pika 2 e rekomandimeve prej 11 vitesh të OSBE-ODIHR për të cilën është takuar me ne në shtator, me 7 anëtarë të opozitës të komisionit të reformës zgjedhore, na kërkonin konsensus që ti votonim në dhjetor apriori pa sistemin rekomandimet e tyre, ka qenë administrata zgjedhore.Pse nuk flasin? Bochardtin e mirëkuptoj se ka punëdhënës Ramën deri në 31 dhjetor, shefi i madh i OSBE është Rama, bile drejtëpërdrejtë Bochardti më duket se varet nga Ditmir Bushati. Soreca çfarë ka, pse ja hëngri macja gjuhën?
Ka ardhur në zyrë dhe ka takuar 7 deputetë dhe po na mbushte mendjen se është shumë e rëndësishme për hapjen e negociatave një administratë zgjedhore jo e anatemueshme, të heqim me ligj hajdutët militantë nga votat e kutive të votimit. Kështu hyjmë në Europë ne? Të na kishin futur në 2008.
Nëse Europa e ka mbajtur larg Shqipërinë se nuk ka firmosur Petrit Vasili me Damian Gjiknurin unë vetë do të hyj në Afrikë, nëse paskemi ngelur për firmën e dy ish-ministrave të kësaj mazhorance që nuk i kanë lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit qoftë për vënien dorë te vota si subjekt dhe individ, qoftë si kanë qeveris.