Çfarë duhet të bëni të dielën në mbrëmje, që të keni javë të mbarë

0
Gjigandi

Mbrëmja e së dielës është një nga netët më stresuese të javës për të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mendojnë si do ta nisin edhe një javë tjetër pune me stres. Sipas një sondazhi të viteve të fundit, nga Monster.com, rreth 78 % e njerëzve e përjetonin mbrëmjen e së dielës si më të tmerrshmen nga të gjitha ditët. Kjo, sepse u kujton atyre javën e re dhe të ngarkuar që i pret të nesërmen. Por mbrëmja e së dielës të ndihmon për të parashikuar një javë të mbarë dhe të qetë, nëse mësohesh që ta organizosh siç duhet. Zakonisht, njerëzit e suksesshëm e të lumtur e kanë mbrëmjen e së dielës një nga momentet e tyre më të mira, sepse përgatiten që të hyjnë në javën e re me këmbën e djathtë. Ja çfarë bëjnë ata.

Shpenzojnë kohë me familjen dhe miqtë. Sepse e dinë që java do të jetë e gjatë dhe më e mbarë, nëse kalojnë më shumë kohë me të dashurit e tyre.

Planifikojnë diçka argëtuese. E hëna vjen shumë shpejt dhe për ta pritur mirë, njerëzit e suksesshëm e konsiderojnë diçka shumë të rëndësishme që mbrëmjen e së dielës të fokusohen në gjërat argëtuese me familjarët.

Organizojnë planin e javës. Disa njerëz të suksesshëm kanë dëshirë të shohin kalendarin dhe të vendosin objektivat e javës qysh në mbrëmjen e së dielës.

Bëjnë ushtrime. Çfarëdo, shëtisin, luajnë lojëra të ndryshme, tenis, ose shkojnë në palestër.

RonaTyra

Hanë shëndetshëm. Këtë e bëjnë gjithmonë, por sidomos mbrëmjet e së dielës kalojnë kohë për të ngrënë ushqimin e tyre të preferuar. Alkooli nuk zë vend tek ata këtë mbrëmje, sepse e hëna nuk duhet të nisë me dhimbje koke. Një vakt i shëndetshëm dhe çaj bimor me limon është ideal.

Lexojnë. Shumë njerëz të suksesshëm e kanë rutinë të lexuarin, kështu që edhe e diela në mbrëmje nuk bën përjashtim nga kjo.

Ndjekin të gjitha angazhimet. Ndërsa kanë bërë premtime për t’i realizuar javën e kaluar, ata gjithmonë e gjejnë mundësinë për t’i realizuar. Kështu, këtë mbrëmje ata angazhohen për gjëra të reja që duhet t’i arrijnë gjatë javës.

Pushojnë. Ndërsa e dinë se java do të jetë super e ngarkuar, kjo mbrëmje ka nevojë për më shumë relaks dhe njerëzit e suksesshëm e dinë mjaft mirë këtë. Qetësi për trupin dhe mendjen.

Reflektojnë. Darka mund të jetë një moment mjaft i mirë për të kthjelluar ndjenjat, sidomos nëse mbrëmja e së dielës është ajo periudhë stresuese që kalojnë të gjithë. Një mënyrë e mirë është edhe për t’i shkruar ndjesitë dhe perspektivat e javës. Kjo bën mirë për t’u qetësuar.

Kontribuojnë si vullnetarë. Një mënyrë tjetër mjaft e mirë, sipas specialistëve, është edhe të japësh kontributin si vullnetar aty ku dikush ka nevojë. Asgjë më shumë se kjo nuk do të ta heqë stresin para një jave të gjatë e të mbushur. Është një moment për të qenë më human dhe për ta ndier veten me të lehtë.

E mbyllin të dielën me një shënim: E hëna do të vijë, pavarësisht mënyrës se si ndihesh, kështu që përpiqu të mbledhësh sa më shumë energji pozitive dhe të reflektosh mbi përvojat pozitive të fundjavës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu