Bota, në alarm! Shifra të frikshme të obezitetit të fëmijëve, 250 milionë?

0
Gjigandi

Obeziteti është, pa dyshim, kërcënim serioz i brezit tonë. Në një kohë kur një e treta e botës lufton me urinë, një e treta tjetër po lufton me mbipeshën. Megjithëse numri në rritje i pacientëve që vuajnë nga obeziteti vë botën në rrezik të madh, çështja alarmante është ajo e mbipeshës së fëmijëve. Aktualisht, mësohet se janë më shumë se 150 milionë fëmijë obezë në të gjithë botën dhe nëse nuk merren masat e nevojshme, ky numër do të shkojë në 250 milionë deri në vitin 2030.

Hulumtimet e fundit mbi obezitetin e fëmijëve në 191 vende, të kryera nga Federata Botërore e Obezitetit, treguan se fëmijët në vendet në zhvillim, si Afrika, Azia dhe Amerika Latine, ishin veçanërisht në rrezik, si rezultat i ndryshimit të shpejtë të mënyrës së jetesës, së bashku me rritjen e popullaritetit dhe marketingut agresiv të ushqimeve të gatshme.

Raporti zbuloi gjithashtu se ishujt e Paqësorit, si ishujt Kuk dhe Palau, u renditën lart midis vendeve me rrezik më të madh për dekadën e ardhshme. Përveç një stili jetese më pak aktiv, kombet e ishullit ishin më të varur nga importi i ushqimeve shumë të përpunuara dhe të rënda me sheqer dhe yndyrë. Raporti, gjithashtu, tregoi se asnjë vend i përfshirë në hulumtim nuk do të përmbushë një objektiv të rënë dakord në një samit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) në 2013-ën, i cili mandatoi që nivelet e mbipeshes së fëmijëve të mos ishin më të larta në 2025-ën sesa ishin midis 2010-ës dhe 2012-ës.

Sipas të dhënave nga OBSH, 32 për qind e fëmijëve në Turqi, mes moshës 2 dhe 18 vjeç, janë në prag të mbipeshës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu