Së fundmi Brad Pitt është parë duke shpenzuar shumë kohë me aktoren amerikane, Alia Shawkat. Gjatë fundjavës që lamë pas ata të dy u panë bashkë në një galeri arti dhe kjo nuk ishte hera e parë që shfaqeshin në shoqëri të njëri-tjetrit. Ende nuk është e qartë se si ata janë njohur, por thuhet se aktorët kanë vizituar një ekspozitë në Los Angeles. Në fotot e publikuara në rrjete sociale Brad dhe Alia shihen pranë njëri-tjetrit duke komunikuar me persona të ndryshëm, ndërsa në një tjetër shfaqen duke folur bashkë.
Më pas ata shijuan dhe një darkë bashkë, e kështu nisën dyshimet se të dy janë lidhur me njëri-tjetrin. Por një burim pranë Pitt ka treguar për “People” se ata të dy janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më tepër. Pas ndarjes nga Angelina Jolie në 2016-tën, Brad është parë në shoqërinë e grave të ndryshme, por duket se ai nuk është ende gati për të nisur një marrëdhënie të re.