Biberaj: Ndalimi i koalicioneve parazgjedhore çmenduri, opozita parlamentare patericë e qeverisë

0
Gjigandi

I ftuar në Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Aleksandër Biberaj u shpreh se opozita parlamentare është një patericë e qeverisë.

Ai tha se kërkesa për ndalimin e koalicioneve zgjedhore është një gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend të botës duke e cilësuar si një çmenduri të mazhorancës.

Biberaj: Pas marrëveshjes së arritur me opozitën, duket se qeveria u bë pishman, dhe po kërkon mënyra të reja për t’i devijuar kësaj marrëveshjeje, edhe pse u arrit në prani të ambasadorëve të huaj. Opozita parlamentare, ka treguar se është patericë e qeverisë dhe po tregon se po i shërben qeverisë. 

Listat e hapura është pranuar edhe nga PD, ose lista të hapura ose sistem mazhoritar, por nuk ka pranuar mazhoranca. Ndërsa koalicionet parazgjedhor, që të ndalohen me kushtetutë nuk ndodh në asnjë vend të botës. Kjo është tragjiko-komike dhe nuk do të lejohet nga opozita nëse kjo çmenduri e mazhorancës do ta miratojë në Parlament. 

Biberaj tha gjithashtu se, deputetët që kanë firmosur për këto ndryshime kushtetuese nuk janë përfaqësues të opozitës dhe nuk janë votuar nga qytetarët.

RonaTyra

Biberaj: Natyrisht numri i deputetëve mund të jetë 28 ose më shumë, por ata nuk përfaqësojnë opozitën, nuk përfaqësojnë vullnetin popullor, pasi nuk janë të votuar nga qytetarët. Kjo është një lojë e kryeministrit me letra të hapura. I duhet kjo lojë, sepse Rilindja nuk do të ketë aleatë. Ka tre vite që pushtetin e mban për vete dhe grupet e veta të interesit, dhe nuk do që të ketë parti apo shoqata që t’i bashkëngjiten. Nga ana tjetër opozita po punon që të bashkëpunojë me parti, me shoqata dhe me qytetarët për të bërë të mundur rrotacionin. 

Ai shtoi se sondazhet e nxjerrin opozitën e bashkuar fituese në zgjedhje me mbi 55% të votave.

Biberaj: Të gjitha sondazhet e nxjerrin opozitën e bashkuar mbi 55%. Duket se kryeministri nuk ka nxjerrë mësime nga zgjedhjet e kaluara moniste të vitit 2019 dhe do të vazhdojë aventurën e vet. Ne si opozitë nuk do ta lejojmë dhe sigurisht edhe ndërkombëtarët nuk do ta lejojnë, pasi është arritur një marrëveshje, që nuk është më e mira e mundshme, por është përpjekur për të arritur në një kompromis që t’u shërbejë qytetarëve. Dhe në jemi të bindur për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu